Mustafa për Z-Mobile/PTK: Përgjegjësi penale për çdo humbje të parasë publike

E publikuar: 19/04/2017 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar përgjegjësi penale ndaj rasteve ku Kosova ka humbur milionat nga buxheti i saj për shkak të disa kontesteve publike.
“Duhet të ndodhë përgjegjësia penale dhe politike. […] Pse humbin 15 milionë për pasaporta, dhe pse 30 milionë nga telekomi”, ka thënë Mustafa në Kuvend, duke kërkuar që këto raste të hetohen deri në fund.

Më herët, kryeministri, po në foltore të Kuvendit, tha se Kosova do të paguajë një dëm të madh nga para publike, për shkak të disa procedurave të cilat pranoi se ai si kryeministër akoma nuk i ka të qarta, duke iu referuar vendimit të Arbitrazhit në rastin e Z-Mobile me PTK-në. /GazetaExpress/