Mustafa: Në Bruksel jemi për marrëveshje, jo për fushatë

25.08.2015 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj që të përfundojnë me sukses marrëveshjet në disa fusha me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Mustafa, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shpjegon rreth se çfarë ka ndodhur dje duke vlerësuar se është arritur progres.

“Gjate ditës se djeshme është biseduar në nivel teknik për energjinë, lirimin dhe lëvizjen mbi urën e Ibrit, që lidh pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, dhe për parimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Gjatë ditës së djeshme jemi takuar me ekipin tonë teknik dhe në biseda të ndara edhe me përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së. Vlerësoj se është arritur progres i caktuar, ndërkaq janë disa çështje të cilat do t’i trajtojmë sot në nivel të kryeministrave të dy vendeve. Marrëveshjet që mund të arrihen janë në interes të sovranitetit të vendit dhe të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Mustafa.

Kryeministri shkruan më tej se çështja e energjisë, Asociacionit të Komunave, Kodit Telefonik dhe lëvizjes në urën mbi lumin Ibër tashmë janë diskutuar gjatë, dhe ky fakt, sipas tij, tregon se janë trajtuar në mënyrë të hollësishme mundësitë si dhe korniza kushtetuese ligjore dhe se sipas Mustafës nuk është vepruar dhe nuk do të veprohet në arritjen me çdo kusht të asnjë marrëveshjeje.

“Ju siguroj se kemi analizuar dhe kemi konsultuar ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare për çdo temë dhe për çdo element të saj dhe se do të kërkojmë rrugëzgjidhje e cila krijon prosperitet për vendin, fuqizim të rendit kushtetues dhe progres ekonomik”, shkruan Mustafa.

Ai thotë se në Bruksel nuk kanë shkuar për të bërë fushatë.

“Këtu nuk kemi ardhur të bëjmë fushatë, gjendemi këtu të zgjidhim problemet, të cila pesëmbëdhjetë vjet me radhë po e ngufasin Kosovën dhe po na paralizojnë të merremi me çështjet tona jetike. Paralizimi i pavarësisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës iu konvenon vetëm atyre që akoma jetojnë me mendësinë e së kaluarës, por besoj se ka ardhur koha të hiqet dorë nga kjo mendësi”, shkruan në fund Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit