Mustafa: Mos e votoni rezolutën e VV-së për veriun

E publikuar: 09/02/2017 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë arritur që ta mbrojnë sovranitetin e shtetit, ta ruajnë stabilitetin e brendshëm përballë provokimeve destabilizuese që erdhën nga Serbia.

Ai në interpelancën para deputetëve tha se veriu i vendit është pjesë e Kosovës, prandaj gjendjen në veri mund ta trajtojmë me lehtë kur e kuptojmë që po flasim për një pjesë të shtetit tonë.

“Me sjellje dhe përgjegjësi shtetërore u ndal treni dhe në marrëveshje me kryetarin e komunës së Mitrovicës, në përkrahje me komunitetin ndërkombëtar arritëm ta rrënojmë murin dhe për ndërtimin e një sheshi sipas ligjeve dhe standardeve të caktuar. Në të gjitha rastet përgjigjja jonë ishte institucionale”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se nuk ka alternativë tjetër pos dialogut për t’i zgjidhur të gjitha problemet që Kosova ka që nga përfundimi i luftës.

“Dialogu me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së zhvillohet në interes të Kosovës. Kosova përballet me probleme që nuk zgjidhen ndryshe pos përmes dialogut. Si kryeministër konsideroj se nuk ka alternativë tjetër pos dialogut”, tha Mustafa në interpelancën që po zhvillohet rreth situatës së krijuar në Mitrovicë.

Sipas kreut të Qeverisë, opozita po kërkon ndaljen e dialogut, vetëm pse është në opozitë, sepse ndryshe do të vepronte po të ishte në pushtet.

“As një nga opozita që kundërshtoni dialogut nuk do ta kundërshtonit po të ishit në pozitë dhe të kishit përgjegjësi”, shtoi me tej Mustafa.

Derisa, ka kërkuar mos përkrahjen e rezolutës së propozuar nga kërkuesi i kësaj interpelance, meqë sipas tij, rezoluta nuk parasheh zgjidhje, pos që shpreh mllefin opozitar.