Mustafa: Koalicioni PDK- LDK ka qenë i domosdoshëm, por nuk është tani!

21.10.2015 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka ardhur në përfundim se koalicioni PDK-LDK ka qenë i domosdoshëm deri sot, por nuk është për më tutje. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e prishjes së këtij koalicioni, përkundrazi ka lënë të kuptohet se mund të ndodhë një gjë e tillë.

Mustafa në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, ka thënë se i pari i PDK-së, Hashim Thaçi, duhet të vijë në postin e Kryeministrit, pasi që siç ai thotë, Kosova do të përparonte me këtë veprim.

“Jam i sigurt se një ndër modelet që do ta vinte vendin drejt përparimeve, drejt normalizimit të shtetit, do të ishte marrja e detyrës së kryeministrit nga Z. Hashi Thaçi”, është shprehur deputeti Mustafa për Gazetën Blic.

Ai pos këtyre, ka folur edhe për veprimet e fundit të opozitës, me ç’rast ka theksuar se partitë opozitare po e sulmojnë pozitën, vetëm për të arritur qëllime të caktuara.

Sipas Mustafës, këtë situatë ku ndodhemi mund ta zgjidhë vetëm Presidente Jahjaga, dukë bashkëvepruar me liderët politikë.

Opozita po përpiqet me metoda të ashpra që t’i realizojë interest e veta!

Liderët e partive opozitare edhe pas takimit me Presidenten, nuk kanë ndërruar mendje. Si e komentoni këtë këmbëngulje të tyre?

Rrustem Mustafa:  Gjithë këto paqartësi sikur filluan nga një komunikim i dobët ndërinstitucional, politik medial dhe i gjithanshëm shoqëror. Dhe, nga kjo rezulton një inat, në rend të parë politiko-opozitar, jo që kanë paqartësi aq shumë, por opozita jonë si në çdo vend po e sulmon aq ashpër pozitën dhe po përpiqet edhe me metoda shpesh të ashpra, për t’i realizuar interesat e veta.

Presidentja si ‘institucion’ kredibil, ka ndërhyrë dhe s’kemi rrugë tjetër, veç të besojmë se do të gjinden rrugë për vazhdimin e domosdoshëm të punës në Kuvendin e Kosovës.

Shpresoj se opozita do të jetë bashkëpunuese në ecjen drejt normalizimit institucional, duke mos rrezikuar deri aty, ku nuk e dëshirojmë ne, por as ata vetë si opozitarë..

Ka modalitete të cilat do ta mundësojnë këtë, dhe uroj që pa ndërhyrje shtesë, liderët e partive politike do kenë dëshirën dhe aftësitë, për të krijuar ambient të përshtatshëm pune në zhvillimin e vendit.

Ata po e kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet. A ka gjasa të ndodhë kjo dhe pse?

Rrustem Mustafa: Jam i sigurt se opozita e di se për të verifikuar marrëveshjet, vendi ynë ka kapacitete përmes Gjykatës Kushtetuese t’i verifikojë, se a janë marrëveshjet pengesë e zhvillimit dhe ecjes së shtetit drejt synimeve tona. E synymet tona, nuk e vënë në dyshim pavarësinë dhe funksionalitetin shtetëror, dhe tani më sigurtë se kurrë, do ta ruajmë kufirin e vendit, bashkë me funksionimin e institucioneve në përgjithësi.

Kush e ka fajin kryesor, për këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi momentalisht?

 Rrustem Mustafa: Gjindemi në kohën kur duhet të reflektojmë pozitivisht dhe nuk do të doja të flitet për shkaqet e veçanta që e sollën gjendjen deri këtu. Ne jemi duke u sfiduar nga shumë çështje, si nga:  varfëria, papunësia, edukata dhe mentaliteti i dobët shtetformues. Unë jam i bindur se jemi në rrugë të mirë për mposhtjen e dobësive që i vërejmë dhe që shpeshherë janë edhe pengesa që vështirë kuptohen.

Presidentja dhe liderët politikë, të obliguar të gjejnë zgjidhje

Kush dhe si do të mundte, t’i jepte përfundimisht zgjidhje kësaj situate?

Rrustem Mustafa: Presidentja, e ndihmuar nga liderët politikë dhe institucionalë janë të obliguar që të gjejnë formulën e zgjidhjes së problemeve të kalueshme dhe të ecin tutje.

Ka modele që japin raste të mira për normalizimin e shtetit.

Seanca e ardhshme do të mbahet të premten. Çka mendoni se do të ndodhë?

 Rrustem Mustafa: E di se është thirrur seanca. Nuk jam në dijeni pse Kryesia e Kuvendit ka vendosur  me aq nguti ditën dhe kohën. Shpresoj të ketë koordinim të mirë me gjithë liderët e vendit.

Edhe nëse vendoset që seanca të bëhet javën e ardhshme, nuk besoj se do të jemi të vonuar.

Thaçi duhet të bëhet Kryeministër, që vendi të përparojë

Para disa ditësh, patët thënë se Hashim Thaçi duhet ta qeverisë vendin. Si rrjedhojë, a mendoni se do të bëhet kryeministër apo president Thaçi?


Rrustem Mustafa: Po, para pak ditësh kam shpalosur modalitetet e ecjes para, dhe jam i sigurt se një ndër modelet që do ta vinte vendin drejt përparimeve, drejt normalizimit të shtetit, do të ishte marrja e detyrës së kryeministrit nga Z. Hashi Thaçi.

E them këtë, duke qenë i bindur se vendi ka nevoj për qasje tjetër zhvillimore, me një dinamikë dhe kabinet të freskuar qeveritar.

Ditët e fundit ka pasur reagime edhe kundër Kadri Veselit, nga disa deputetë të LDK-së. Çfarë domethënie kanë gjithë këto?

 Rrustem Mustafa: Vendimet deri tani në Kuvendin e Kosovës, janë marrë bashkarisht nga Kryesia e Kuvendit. Nuk është koha, as mënyra më e mirë e partnerit të koalicionit, që kanë zgjedhur për të komunikuar me kryetarin e tyre, kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Për mua nuk kanë ndonjë  domethënie këto kritika. Nuk besoj që kanë ndonjë domethënie as për ata vetë.

Koalicioni PDK-LDK nuk është i domosdoshëm tani

A mund të thuhet se koalicionit PDK-LDK vetëm sa nuk i ka ardhur fundi? Pse?

Rrustem Mustafa:  Mund të them se koalicioni PDK-LDK  ka qenë i domosdoshëm deri tani, si dhe ka dhënë rezultatet e duhura. Tani jemi para momentit kur ky koalicion nuk është domosdo dhe pres ndryshime thelbësore në vazhdim të mandatit ekzistues, me kabinet të ri qeveritar.

Të zgjedhurit e popullit, duhet ndërruar logjikën e besnikërisë ndaj klanit apo grupit dhe të zhvendosin këtë besnikëri ndaj institucioneve,ndaj votuesit dhe shtetit.

Nëse një rritje, zvogëlim apo çfarëdo ndryshimi në konfiguracionin e koalicionit ekzistues, është çmimi i normalizimit të shtetit, ne duhet të jemi të gatshëm t’a paguajmë. /Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë