Mustafa: Kërcënimet mund të frikësojnë ndonjë individ, por jo shtetin

E publikuar: 03/09/2016 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, ka deklaruar se kërcënimet, presionet dhe ultimatumet, nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë.

Madje, siç tha ai, “as arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit”.

“Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti”, u shpreh Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Kryeministri tha se demarkacioni, Asociacioni i komunave serbe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera do të ndodhin në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjësi para ligjit do të japin të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin.

“Do të punojmë në interes të Kosovës, të sovranitetit shtetëror dhe të fuqizimit ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri Isa Mustafa.