Mustafa flet për vendimin e Qeverisë që zgjedhjet serbe të mbahen në Kosovë

E publikuar: 01/04/2017 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka komentuar vendimin e Qeverisë që drejton që zgjedhjet presidenciale serbe të mbahen edhe në Kosovë.
Mustafa ka thënë se kjo është një marrëveshje me OSBE-në që votat të grumbullohen në Kosovë dhe më pastaj të numërohen në Serbi, shkruan lajmi.net

“Është një marrëveshje me OSBE-në që të lejojmë grumbullimin e votave serbe në Kosovë, e që pastaj ato të numërohen në Serbi. E kemi parë të arsyeshme që të vazhdojmë me praktikën e viteve të kaluara, që serbët me nënshtetësi të kenë të drejtë të votojnë”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Ai ka folur edhe për asociacionin ku ka thënë se do të ulen me Listën Serbe dhe me partnerët ndërkomëbtar që të hartohet statuti, i cili sipas tij do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetuën e Kosovës.

Kurse sa i përket liberalizimit të vizave, Mustafa ka thënë se duhet që të miratohet pasi ky ligj po e bllokon lëvizjen e lirë të kosovarëve.