Ekonomi

Mustafa: Fillimi i zbatimit të MSA-së, kapitull i ri i zhvillimit

01.04.2016 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Fillimi i zbatimit të MSA-së, kapitull i ri i zhvillimit

Ka filluar sot zbatimi i Marrëveshjes së Kosovës dhe BE-së të Stabilizim Asociimit, MSA.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ky është një kapitull i ri i zhvillimit për Kosovën, dhe njëherësh kjo do të jetë një ditë e shënuar për Kosovën, raportojnë gazetarë të grupit KOHA.

“Sot për Republikën e Kosovës po fillon një kapitull i ri i zhvillimit, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim më 27 tetor të vitit të kaluar, sot Kosova po kalon një fazë tjetër të zhvillimit politik, social dhe ekonomik. Në këtë moment zyrtarisht po fillojmë ta implementojmë MSA-në prandaj kjo ditë është e shumë pritur për ne dhe do të jetë ditë e shënuar në historinë e zhvillimit të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai më tutje ka thënë se, “Kosova po vë gur themelin e marrëdhënieve kontraktuale më Bashkimin Evropian, që kushtëzon të drejtat dhe obligimet reciproke në një spektër të gjerë të sektorëve, duke përfshirë respektimin e parimeve demokratike, aplikimin e standardeve evropiane të tregut, të konkurrencës, shtetin ligjor dhe pronën e përgjithshme dhe atë intelektuale”.

Sipas tij nga sot do të hiqen barrierat kufizore në sasi dhe vlerë sa i përket tarifave doganore. Pra kompanitë kosovare do të mund të eksportojnë produktet e tyre me shpenzime shumë më të ulëta, krahasuar me shpenzimet më të cilat kanë operuar deri më tani dhe pa barrierë administrative.

“Kam arsye të shpresoj që pas përmbushjes së suksesshme të kritereve dhe rekomandimeve që janë kërkuar nga ne për liberalizimin e vizave së shpejti edhe këtij akti do t’i vije zbatimi ashtu siç i erdh MSA-së”, është shprehur Mustafa.
Ai ka thënë se po pret që po në këtë formë pozitive të jetë edhe vendimi për liberalizim të vizave. Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna ka deklaruar se stafi është i përgatitur dhe i gatshëm që të aplikoj çdo pikë të kësaj marrëveshje. Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se me këtë marrëveshje pret që të gjitha bizneset kosovare ta shfrytëzojnë për të eksportuar në tregun prej 500 milionë banorësh.
Në të njëjtën ditë në mënyrë simbolike nga objekti i Doganave të Kosovës janë nisur 5 kamionë drejt vendeve evropiane.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%