Mustafa e Vuçiq pritet të dialogojnë në New York (Video)

E publikuar: 23/09/2016 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për nëntë muaj nuk kanë zhvilluar as edhe një takim mes tyre në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ai i Serbisë Aleksandër Vuciq, ua kanë lënë vartësve të tyre vazhdimin e dialogut në nivel teknik.

Në anën tjetër, e gjithë energjia e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe drejtorit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është përqendruar në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

Të dyja palët i vunë kushte njëra-tjetrës për zbatimin e marrëveshjeve. Madje, kjo periudhë u karakterizua me bisedime që zgjatën edhe mbi 20 orë, e në shumicën e rasteve përfunduan pa rezultate.

Se kur kryeministrat do të mund të takohen, këtë nuk e dinë në zyrën e Isa Mustafës.

Por, ata mund të takohen shumë shpejt, pasi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mustafa e Vuciq do ta shfrytëzojnë edhe për të biseduar për ecurinë e dialogut të filluar në vitin 2011.