Murati: Nga ky muaj, nënat që kanë lindur fëmijë nga viti 2015 e tutje mund të aplikojnë për shtesa

15.10.2021 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Murati: Nga ky muaj, nënat që kanë lindur fëmijë nga viti 2015 e tutje mund të aplikojnë për shtesa

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot ka marrë vendim që nga ky muaj të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Pra, sipas këtij vendimi, të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.

Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme. Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues”, shkroi Murati njoftimin e tij në Facebook.

Murati po ashtu bëri të ditur se kanë vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim. Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK.

Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës”, thuhet në këtë njoftim.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shah mat ndaj Berishës?!/ Më 9 dhjetor Escobar takohet në Tiranë me Ramën dhe Bashën

Shah mat ndaj Berishës?!/ Më 9 dhjetor Escobar takohet në Tiranë me Ramën dhe Bashën

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Qeveria e Kosovës duhet të ndajë buxhet dhe të angazhojë kompani të specializuara për lobim në SHBA

Qeveria e Kosovës duhet të ndajë buxhet dhe të angazhojë kompani të specializuara për lobim në SHBA

10 vite bashkëpunim me Kosovën, Iowa me video 22 minutëshe për partneritetin ushtarak

10 vite bashkëpunim me Kosovën, Iowa me video 22 minutëshe për partneritetin ushtarak

Një i vdekur e tri raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Një i vdekur e tri raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Një mjek për 1,000 të burgosur

Një mjek për 1,000 të burgosur

Kurti flet për masat e reja Anti-COVID, përmend edhe rrezikun e përhapjes së COVID-19 nga diaspora

Kurti flet për masat e reja Anti-COVID, përmend edhe rrezikun e përhapjes së COVID-19 nga diaspora

Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Jubileu i 80 -të i trasmetimeve radiofonike ndërkombëtare

Jubileu i 80 -të i trasmetimeve radiofonike ndërkombëtare

Murtezaj: Verifikimi i tatimpaguesve do të shkurtohet nga 6 në 4 vjet

Murtezaj: Verifikimi i tatimpaguesve do të shkurtohet nga 6 në 4 vjet

Kurti e ministri i Shëndetësisë mbajnë konferencë për media

Kurti e ministri i Shëndetësisë mbajnë konferencë për media

Shi e borë, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Shi e borë, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

Ndalesat e fundit, kërkohet takim i frytshëm Kurti – Vuçiq

Ndalesat e fundit, kërkohet takim i frytshëm Kurti – Vuçiq

“Rrëfimi i fundit i Titos: Kosova do rrënojë Jugosllavinë”

“Rrëfimi i fundit i Titos: Kosova do rrënojë Jugosllavinë”

Mediat turke: Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit

Mediat turke: Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit