Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka krahasuar opozitën me shushunjat, teksa ka dhënë edhe disa sqarime se çfarë bëjnë ato.
Murati, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se për 20 vite qeverisje “kasta e vjetër I janë ngjitur me dhjetra e qindra shushunja”, shkruan Insajderi.
“Ushujzat, të quajtura edhe shushunja, janë parazitë që ngjiten në trupa të huaj dhe jetojnë duke u ushqyer me gjakun që e thithin nga trupi nikoqir. Hapësirën ku ngjitet ushujza, ajo e mpin ashtu që trupi të mos ndjejë dhimbje, dhe njëkohësisht e tajon edhe një lëng i cili e mundëson tëhollimin e gjakut, që të ushqehet më lehtë”, thuhet në postimin në Facebook.
“Kur e heq ushujzën nga trupi, ajo len prapa një plagë të hapur, dhe për shkak të tëhollimit të gjakut, mund të ketë edhe rrjedhje të gjakut nga plaga. Ngjashëm, për 20 vite qeverisje të kastës së vjetër zhvatëse, Kosovës tonë i janë ngjitur me dhjetëra e qindra ushujza që vazhdimisht i kanë thithur gjakun për t’u ushyer për vete”.
“Të gjitha ushujzat do të hiqen një nga një. Mund të shkaktojë pak dhimbje në fillim, e mund të duket se po shkakton edhe gjakderdhje të përkohshme madje, mirëpo kjo është e vetmja mënyrë se si të kthjellet trupi”.