Mungojnë golat dhe asistet, ja zanafilla e problemeve të Milanit

28.03.2016 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mungojnë golat dhe asistet, ja zanafilla e problemeve të Milanit

Në fund, dyshimet i kanë lindur edhe presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni, të cilit skuadra nuk i ka pëlqyer kurrë gjatë këtij sezoni:
“Nuk e di a është përgjegjësia e trajnerit apo e drejtuesve që nuk kanë afruar lojtarët e duhur në merkato, problemi i Milanit”, tha së fundmi “kavalieri”.

Një ndër “ligjet” e Arrigo Sakit ka qenë gjithmonë afrimi i futbollistëve funksionalë për projektin, jo okazionet që të ofron merkato. Duke konsideruar faktin se shumë prej sulmuesve të Milanit, pavarësisht bagazhit teknik, nuk përputhen me filozofinë e Sinishës, në analizën tonë jemi munduar për të gjetur zanafillën e problemit. Mungesa e golave, asisteve dhe rasteve për shënim, sigurisht që nxjerrin në pah të metat e ekipit në mesfushë.

Pak gola

Duke lënë mënjanë aktivizimin e De Jongut dhe Noçerinos, por edhe atë të Polit (3 ndeshje si titullar), Mihajloviç ka alternuar në mesfushë Montolivon, Bertolaçin dhe Kuçkën. Të tre numërojnë vetëm dy gola: asnjë për kapitenin, ndërsa dy të tjerët nga një gol për kokë, ironi e fatit, të dy golat në sfidën kundër Lacios në “Olimpiko”.

Mihajloviç e ka theksuar shumë herë gjatë sezonit se problemi kryesor i ekipit është moskonkretizimi i rasteve për gol, por mesfushorët e qendrës duhet thënë se provojnë shumë pak të godasin kuadratin kundërshtar.

Kundër Kievos, Bertolaçi goditi traversën, por statistikat flasin se mesfushorët në kampionat e kanë goditur vetëm 11 herë kuadratin e portës kundërshtare. Një mesatare e denjë për ekipet e diletantëve. Galiani mbeti i mrekulluar nga golat e Bertolaçit në “San Siro” me fanellën e Xhenoas në sezonin e kaluar, mirëpo ai lojtar që kishte aftësinë për t’i vënë në vështirësi kuqezinjtë, sivjet nuk është dukur kurrë.

Problemi është personaliteti. Montolivo, i rikthyer në qendër të mesfushës, mundohet më së shumti për të rikuperuar topa, teksa provon shumë herë më rrallë të gjejë portën kundërshtare, ndërsa Kuçka, i cili vrapon më shumë se të gjithë, futet shpeshherë në zonë, por nuk është i kthjellët para portës. Fakti që në 17 mundë- si shënimi ka arritur që të realizojë vetëm një gol, është një tregues negativ.

Kreativiteti

Në ekipet e tjera “big” të kampionatit, nga Khedira te Pogba, deri te Hamshik e Pjaniç, por edhe interisti Brozoviç, gjithmonë është një mesfushor që garanton gola. Skema 4-4-2 nuk i ndihmon shumë mesfushorët të provojnë portën, por edhe ndërtimi i lojës lë për të dëshiruar.

Të gjithë aksionet e Milanit lindin nga këmbët e Hondës (një gol edhe për japonezin) dhe po aq për Bonaventurën. Nuk është rastësi që Montolivo ka shërbyer vetëm një herë një shokskuadre për gol (Bonaventurën kundër Udinezes në shtator), por aq ka bërë edhe Bertolaçi. Ndërsa dy janë asistet që numëron Kuçka.

Ai ka shërbyer Bakën kundër Palermos dhe Boatengun ndaj Fiorentinës. Kjo na bën të kuptojmë se, fakti që Milani shënon pak gola, nuk është vetëm për faj të sulmuesve. Pra, loja që nuk i pëlqen këtë sezon presidentit nuk është vetëm nga mungesa e ideve të trajnerit dhe “thatësia” në sulm, por përgjegjësia rëndon edhe për ata që kanë përzgjedhur lojtarët gjatë merkatos.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)