Mungesë përparimi në shumë fusha

12.11.2015 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mungesë përparimi në shumë fusha

Lufta kundër korrupsionit, reforma në administratë, zhvillimin ekonomik, lufta kundër krimit të organizuar, janë disa nga fushat në të cilat Kosova nuk ka shënuar përparim në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, gjatë një debati me temën “Raporti i Progresit për Kosovën: Cila do të ishte përgjigja më e arsyeshme?”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara, GAP, Agron Demi ka thënë se Raporti i Progresit ka treguar se Kosova ka shënuar ngecje në reformat e brendshme përgjatë viteve.

“Për shembull funksionimi i ekonomisë së tregut ka marrë nota negative për 10 vjet, asnjë përparim, struktura sektoriale dhe ndërmarrësia asnjë përparim, hyrja dhe dalja në treg nuk ka asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit, reformat e administratës publike, luftimi i krimit të organizuar dhe luftimi i terrorizimit janë me të njëjtën gjuhë”, shprehet Demi.

Ai ka shtuar se nuk ka shpresë se në vitin e ardhshëm, kur do të publikohet Raporti i Progresit, Kosova të shënojë progres në këto fusha.

Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, gjatë këtij debati është theksuar se Kosovën e ka vlerësuar gati në të gjitha fushat se është në fazat fillestare të përgatitjeve.

Zëvendës-shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Thomas Gnocchi, ka thënë se në shumicën e fushave Kosova është në fazën e hershme, por që këtë ai e ka theksuar normale, pasi që sipas tij, Kosova sapo ka filluar shtegun e saj të vërtetë drejtë BE-së.

“Lufta kundër korrupsionit është një fushë për të cilën mendojmë se Kosova është në një fazë të hershme të përgatitjeve, por ka pasur ca përparime, në veçanti sa i përket bashkëpunimit në mes të agjencive kundër korrupsionit dhe prokurorisë”.

“Po ashtu, kemi parë përparime edhe te sistemi i deklarimit të pasurisë, ku është zhvilluar pak gjatë kësaj periudhe, por në përgjithësi ne nuk kemi parë rezultate konkrete në këtë fushë, sidomos në arrestimin e rasteve apo profileve të larta të korrupsionit”, ka thënë Gnocchi.

Ai ka theksuar se gjendja mbetet e pakënaqshme në fushën e ekonomisë, sidomos kur është fjala për papunësinë.

Sipas tij, ka pasur disa shenja të rritjes pak më të madhe ekonomike si dhe rritje të investimeve, por që të gjitha këto janë të pakta në krahasim me gjendjen e përgjithshme.

Edhe kryeredaktori i gazetës Koha Ditore, Agron Bajrami ka theksuar se në shumicën e sektorëve konstatohet se Kosova është në fazën e nisjes së përgatitjes për adresimin e një çështjeje.

“Kemi problem me administratën publike dhe gjyqësorin ku theksohet vazhdimi i politizimit, vazhdimi i një lloj ndërhyrjeje të politikës apo të emërimeve politike dhe jo emërimeve sipas meritës”.

“Gjyqësori po ashtu është shumë relevant edhe në aspektin apo pjesën ku monitorohet se si është luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar, gjëra që konstatohen me një gjuhë goxha të drejtpërdrejtë se nuk janë luftuar në masën sa është pritur dhe është dashur e as as në masën minimale”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe, Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian i publikuar ditë më parë ka vlerësuar tri të arritura kryesore, ku përfshihen nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte dhe të arriturat në dialogun me Serbinë, transmeton rel.

Ndërkaq, si ngecje ka veçuar sërish reformat në ekonomi dhe drejtësi. Po ashtu, raporti qorton edhe opozitën për shkak të bllokimit të punës së Kuvendit dhe përdorimit të dhunës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë