Mungesë interesimi për të punuar

25.04.2015 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mungesë interesimi për të punuar

Jo të gjithë të papunët në Kosovë janë të interesuar të punojnë. Përfaqësues të disa kompanive në vend, tregojnë për Radion Evropa e Lirë se kanë probleme që të gjejnë punëtorë.

Kjo është kompania e verarisë “Stone Castle” në Rahovec, e cila për të nëntin vit me radhë ballafaqohet me këtë problem.

Përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie, Agron Aliçkaj,thotë se në vazhdimësi janë në kërkim të punëtorëve, por interesimi është shumë i vogël për të punuar në vreshtari.

“Problemet më të mëdha i kemi për gjetjen e punëtorëve për punë sezonale, mirëpo punët sezonale janë nëntë muaj gjatë vitit në kompaninë tonë. Përgjatë kësaj periudhe, ne kemi nevojë për fuqi punëtore deri në 500 punëtorë”, tregon ai.

Aliçkaj tregon për Radion Evropa e Lirë se konkursi për vende pune të lira në kompaninë “Stone Caste”, është i hapur gjatë tërë vitit. Në qendrën për punësim në Prizren dhe Gjakovë, thekson ai, kushdo që paraqitet dhe është i interesuar për të punuar, i ka dyert e hapura.

Pagat për vendet e lira të punës që po kërkon kompania “Stone Castle”, sipas Aliçkajt, janë nga 260 euro deri në mbi 300 euro në muaj, ndërkohë që transporti është i siguruar nga kompania.

Paga që kjo kompani ofron për punëkërkuesit, shton Aliçkaj, është mesatarja e pagës në Kosovë, por, sipas tij, të rinjtë nuk janë edhe shumë të interesuar të punojnë në bujqësi.

“Nëse e shohim strukturën (për kah mosha) e atyre që punojnë në kompaninë tonë, janë të moshës mbi 50 vjeç, kemi shumë pak punëtorë të gjeneratave të reja. Të rinjtë po u ikin këtyre punëve, edhe pse nuk janë punë shumë të rënda. Kur një i moshuar po mund të punojë, pse nuk mund të punojë një i ri?! Por, të rinjtë tanë po dëshirojnë të punojnë vetëm në zyre”, shton ai.

Kosova, për vite me radhë, është ballafaquar me shkallë të lartë të papunësisë dhe atë mbi 30 për qind. Në qendrat e punësimit në mbarë Kosovën janë të regjistruar rreth 300 mijë të papunë.

Ndërkohë, çdo vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 25 mijë të rinj të aftë për punë.

Edhe në “Bursën e punësimit”,një aktivitet që organizon Aleanca Kosovare e Biznesit çdo vit në Kosovë, ishte evidentuar se të rinjtë e papunë, të cilët ishin interesuar për punë, kishin hezituar të punësohen në punë sezonale.

Kryetari i kësaj shoqate ekonomike, Agim Shahini, tregon për Radion Evropa e Lirë se gjatë kontakteve që ata kanë me biznese të veprimtarive të ndryshme, vërehet një mosinteresim i të rinjve për të punuar.

“Punëkërkuesit vazhdimisht kërkojnë punë, por gjatë kërkesave ata i kanë edhe kushtet e veta, gjë që është e kundërta, pasi që është dashtë që punëdhënësi t’i kenë kushtet e veta. Ka raste kur kompanitë vendore hapin konkurs për punë të ndryshme, sidomos punë sezonale, dhe të rinjtë hezitojnë të punojnë në këto kompani për një kohë të caktuar”, pohon ai.

Shahini thekson se këtë mosinteresim për punë që të rinjtë në Kosovë e kanë, rrjedh edhe nga paratë që familjet në Kosovë marrin nga familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit.

Edhe diaspora këtu, në një masë, e ka bërë krahun e punës në Kosovë të painteresuar për punë, për shkak të dërgesave. Arsyetimet e shumë të papunëve është se ne marrim një shumë të të hollave mujore nga diaspora dhe kjo na mjafton për të jetuar. Nga perspektiva afatgjate kjo është mjaft shqetësuese, se këta të rinj dalëngadalë po e humbin interesimin për punë”,shton Shahini.

Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve, këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar.

Në vit shuma e remitencave është mbi 600 milionë euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë