Ekonomi

Mungesa e ligjit përkatës, shkelje e të drejtave të fëmijëve

01.05.2016 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mungesa e ligjit përkatës, shkelje e të drejtave të fëmijëve

Në Kosovë llogaritet se 33 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri. Sipas të dhënave zyrtare, gjithashtu thuhet se 10.7 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë, përderisa 6.8 për qind e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. Kurse, 61.4 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike.

Kështu thotë Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, sipas së cilës edhe fëmijët me nevoja të veçanta nuk i realizojnë plotësisht të drejtat e tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Rreth 1200 fëmijë janë pa përkujdesje prindërore, të strehuar te të afërmit, strehim familjar apo strehim rezidencial.

Kosova nuk ka ligj për mbrojtjen e fëmijëve. Kelmendi thekson nevojën e miratimit të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, që pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, ku kjo e fundit, si përfaqësuese e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, ka dërguar edhe rekomandimet te kryeministri i Kosovës, për përcaktimin e buxhetit për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe krijimin e grantit specifik për Shërbime Sociale .

“Ne e kemi parë të nevojshme që të dërgojmë rekomandime për parashikimin e buxhetit të nevojshëm për këtë projektligj te kryeministri, pasi që ne në Kosovë kemi shumë ligje të aprovuara, por mungon zbatimi i tyre në praktikë”.

“Kjo gjë është potencuar edhe te Raporti i fundit i progresit, sa i përket fëmijëve – që Kosova ka legjislacion për mbrojtjen e fëmijëve, por zbatimi nuk është i mirë”, bën të ditur Kelmendi.

Në zyrën për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, Habit Hajredini thotë për Radion Evropa e Lirë se projektligji për mbrojtjen e fëmijëve, është finalizuar dhe pritet të miratohet.

Ndërkaq, se sa është vlera e këtij ligji, zoti Hajredini nuk jep ndonjë informacion të saktë.

“Projektligji për mbrojtjen e fëmijëve, nga aspekti profesional është përfunduar dhe janë kryer të gjitha procedurat në aspektin institucional dhe pritet që të miratohet në Qeverinë e Kosovës. Po mendoj që është një ligj mjaft i rëndësishëm, që do të rregullonte dhe mbronte të drejtat e fëmijëve në përgjithësi”.

“Sa i përket aspektit të buxhetit, ka qenë një sfidë shumë e madhe ndër vite. Mendoj që legjislacioni që tashmë është duke u finalizuar, ka një prioritet shumë të rëndësishëm, e që përfshin mbrojtjen e fëmijëve në përgjithësi”, thotë Hajredini.

Në anën tjetër, Alketa Lasku, nga organizata “Terres De Homes” konsideron e Qeveria duhet të alokojë buxhet për shërbime që ofrohen në kuadër të projektligjit.

“Një ndër rekomandimet tona ka qenë nevoja që Qeveria të bëjë një kosto të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. Në nivelin lokal, do duhej të ishte buxheti që t’i plotësojë nevojat urgjente të fëmijëve, pra atyre që janë në rrugë dhe kanë nevojë, qoftë për ushqim, strehim e të ngjashme”.

“Ajo se çfarë është parashikuar në draftin e projekt-ligjit, është se do të ketë, pos grantit të përgjithshëm që Qeveria ua shpërndan komunave, do të ndahet edhe një grant specifik që përfshin shërbimet sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve”, thotë Lasku, transmeton rel.

Në nëntor të vitit 2015, nëpërmjet një dokumenti me rekomandime dhe arsyetime, KOMF-i i ishte drejtuar edhe ministrit të Financave, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komisionit për Shëndetësi dhe atij për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me propozim-rekomandimet e KOMF-it për krijimin e një granti specifik për shërbimet sociale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje