Mund të sanksionohet, Dodik ironizon: Edhe ashtu, s’kam qenë në Gjermani qe 5 vjet

E publikuar: 15/12/2021 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik tha sot në se nuk shqetësohet në rast të saknsioneve, të cilat mund t’i vendosen nga disa vende të Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Express.

Dodik tha se ai i tha ambasadores gjermane në BeH, Margret Webber se nuk mund të parandalojë vendosjen e sanksioneve, shkruan portali boshnjak, Klix.

“Unë nuk jam zgjedhur nga gjermanët, populli im më ka zgjedhur. Nëse vendosni sanksione, askush nga gjermanët nuk do të mund të flasë me ne, as me asnjë shef, as me asnjë zyrtar të partisë në pushtet”, tha Dodik.

Ai shtoi se nuk i intereson nëse ai nuk do ta lejohej të shkonte në Gjermani.

“Unë nuk kam qenë atje për pesë vjet, kështu që nuk më duhet tani”, tha Dodik, duke ironizuar.