Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, para deputetëve tha se ky Komision nuk e ka rekomanduar tërheqje nga Trusti, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se në emër të VV-së nuk rekomandojmë që ky ligj të kaloj.
“Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar ligjin për fonde pensionale dhe të njëjtin nuk e ka rekomanduar për këto arsye”.
“Propozimi nënkupton tërheqjen e kursimeve pensionale, tërheqja nuk është opsion, por është detyrim. Fondi është i organizuar në dy shtylla ku shteti ndihmon ata pensionist që jetojnë në varfëri dhe shtylla që është kursim i detyrueshëm për secilin punëtor të Kosovës”.
“Ne debatin duhet ta zhvendosim se çka duhet të bëjmë për qytetarët që nuk punojnë. Nuk rekomandojmë këto tërheqje, dhe kërkojmë që kjo të mos miratohet”, tha ai.