Muja: Kosova të manifestoj qëllimin për zbatim të marrëveshjeve, Serbia ka paraqitur rolin e saj destruktiv

E publikuar: 24/06/2024 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova duhet të manifestoj qëllimin e saj që të jetë e gatshme t’i zbatojë detyrimet e marrëveshjes. Ndërsa për Serbia sipas tij ka paraqitur rolin e saj destruktiv.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Muja ka folur edhe për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, nga të cilat pret që të hiqen.

“Të enjten do të ketë seancë të rregullt dhe kuvendi do t’i kthehet punimeve. Në agjendë do të jenë ligje të rëndësishme. Ka qenë kërkesë e deputetëve që salla e kuvendit të digjitalizohet dhe kërkohen disa muaj që të zbatohet një projekt i tillë. Ne nuk mund të presim dhe kuvendi duhet të mblidhet. E rëndësishme është që të funksionojmë paralelisht. Sa i përket dialogut, vit pas viti Serbia ka paraqitur rolin e saj destruktiv. Kosova duhet të manifestoj qëllimin e saj që të jetë e gatshme që t’i zbatojë detyrimet e marrëveshjes. Unë pres që Bashkimi Evropian t’ia heq masat Kosovës dhe të ketë detyrime për Serbinë”, ka thënë Muja.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020