
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, e ka kritikuar ministrin në detyrë të financave, Hekuran Murati.
Ai ka bërë me dije se deputeti i VV-së as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar për vendimet e gabuara të ministrit Murati.
“Ky djalë as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet. Gjithë ato vendime të gabuara ekonomike e gjithashtu mosveprime kur ka qenë rasti i energjisë. Tash kishe po flas diçka. Të ka shku deficiti tregtar n’mallra në 500 milionë euro në muaj e €6 miliardë në vit (sa gjysma e krejt ekonomisë) e gjenë kohë me folë palidhje. Ky o bo me shkrujt për Hykmete Bajramin. Ncncncncn.. Hykmeti ju mbanë ligjerata jo vetëm ty Albinit e Bislës po krejt LVV-së rend. Shko pije ndonjë limonadë e mos fol shumë.