MSA-ja kërkon reforma në mbi 40 fusha

30.10.2015 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MSA-ja kërkon reforma në mbi 40 fusha

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike.

Kryeministri Isa Mustafa e quajti Marrëveshjen tepër e rëndësishme për Kosovën.

“Konsiderojmë se kjo Marrëveshje është shprehje e vullnetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim feje e etnie, sepse është me interes që të gjithë të përfitojnë nga integrimet evropiane, nga zhvillimi i demokracisë, nga forcimi i shtetit ligjor, nga forcimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve, edhe atyre që janë shumicë, edhe atyre që nuk janë shumicë, të drejtave fetare të tyre.

Po ashtu, përfitimet që do t’i kemi në aspektin e zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja, të marrëdhënieve tregtare me vendet e BE-së, sepse na hapet një treg prej më shumë se 500 milionë banorësh, që do të thotë se lypset që ekonomia jonë të jetë e gatshme të zhvillohet dhe të aplikojë në këtë treg”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar me punën e tyre në përgatitjet e deritanishme, dhe punët që janë bërë deri në nënshkrimin e Marrëveshjes, përfshirë këtu edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila në kohën sa ishte ministre ka punuar gjatë dhe me përkushtim të madh, pastaj ministrin Çollaku, si dhe pushtetin lokal i cili ka bërë punën e vet, dhe të gjitha institucionet e tjera të Kosovës.

“Kjo është një simbiozë e punës së përbashkët që e kemi arritur”, u shpreh kryeministri Mustafa, duke njoftuar kabinetin qeveritar se një ditë më parë, bashkë me zëvendëskryeministrin Thaçi, ministrin e Integrimeve dhe me kryetarin e Kuvendit, janë pajtuar që të hënën të mbahet seancë e Kuvendit.

“Ne sot i propozojmë Kuvendit që të hënën ta trajtojë këtë Marrëveshje që do të jetë pikë e vetme e seancës së Kuvendit, në mënyrë që të procedojmë më shpejt dhe të krijojmë kushte që Marrëveshja sa më shpejtë të hyjë në fuqi dhe t’i realizojmë objektiva tona”, tha kryeministri Mustafa.

Duke prezantuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka folur për rëndësinë politike, ligjore dhe ekonomike të MSA-së.

“Nga këndvështrimi politik, MSA-ja ka avancuar marrëdhëniet tona me BE-në nga një marrëdhënie deklarative politike dhe e vullnetit të mirë, në marrëdhënie kontraktuale me të drejta dhe obligime për të dy palët nënshkruese. Si e tillë, MSA-ja është bazament i procesit formal të anëtarësimit tonë në BE.

Me nënshkrimin e MSA-së, Kosova ka filluar rrugëtimin e saj zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Në kuadër të MSA-së, BE-ja ka marr obligim të realizojë perspektiven evropiane të Kosovës, duke integruar Kosovën në BE, në harmoni me kriteret e Kopenhagës të vitit 1993. Nga këndvështrimi ligjor, MSA-ja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka bazë të njëjtë ligjore sikur të gjitha MSA-të e vendeve të rajonit. MSA-ja është negociuar në bazë të nenit 218 të Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Evropian”, tha ministri Çollaku.

Ai po ashtu theksoi se MSA-ja formalizon dialogun institucional me BE-në, do të përafrojë legjislacionin ekzistues dhe legjislacionin e ardhshëm në mënyrë graduale me tërë legjislacionin e BE-së dhe se MSA-ja gjithashtu parasheh thellimin e bashkëpunimit dhe reformat e nevojshme në më shumë se 40 fusha të ndryshme, etj.

Nga këndvështrimi ekonomik, sipas ministrit të Integrimit Evropian, MSA-ja do të këtë një varg të efektesh pozitive.
“Fillimisht, duhet nënvizuar që MSA-ja synon krijimin e zonës së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe BE-së brenda 10 vite. Nga hyrja në fuqi e MSA-së, do të mundësohet nga një anë, qasja e plotë e produkteve të Kosovës në BE dhe nga ana tjetër, liberalizimi gradual i tregut të Kosovës për produktet e BE-së. Liberalizimi i tregut ndërmjet Kosovës dhe BE-së do të ndikon drejtpërdrejt në rritjen e konkurrueshmerisë së ekonomisë tonë që do të ofron shërbimet më kualitative, produkte më të mira dhe çmime më të lira për qytetarët, transmeton koha.

MSA-ja do të ofrojë më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri për investitorët dhe rrjedhimisht do të kontribuojë në rritjen e investimeve të huaja direkte. Në tërësi, MSA-ja do të ndikojë në ristrukturimin e ekonomisë tonë, rritjen ekonomike dhe zvogëlimin e papunësisë”, tha ministri Çollaku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?