Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

30.05.2020 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Kur jeta fillon, ky është dedikimi i parë i Elena Trifonit për të bijën të cilën e pa një muaj pasi doli nga koma dhe ndërkohë mjekët ja kishin shpëtuar foshnjen që u lind tre muaj para kohe.

27-vjeçarja që jeton në Suedi u prek nga Covid-19 në muajin e  gjashtë të shtatëzanisë. Kur gjendja e nënës u vështirësuar, mjekët i sygjeruan ndërhyrje kirurgjikale, por ajo kundërshtoi.

Elena: I thash jo menjëherë, më tha kë dy mundësi. O do ta lindësh në kohën kur është për ta lindur dhe do të jeni që të dyja shumë sëmurë për gjithë jetën, o do ta marrim tani.

Ai më tha mua që do ta marrim.

Anila Hoxha: Sa qëndrove në koma?

Elena: 20 ditë

Anila: Nuk mban mend asgjë për 20 ditë?

Elena: Jo jo, unë isha në një botë tjetër

Anila: Eleni, çfarë simptomash kishe?

Elena: Kisha shumë kollë dhe nuk merrja dot frymë.

Anila: Mban mend se cilat ishin emocionet e tua kur e pe për herë të parë vajzën?

Elena: Më thonin për vajzën, por isha shumë e lodhur nuk kuptoja çfarë më thonin, isha në efektin e ilaçit.

Anila: Po pastaj fotografinë e vajzës ku ta kishin vendosur?

Elena: Tek krevati.

Anila: E kuptoje që ishte vajza jote?

Elena: Në fillim nuk e kuptoja për shkak të ilaçeve, por pastaj po. Ne fillim mendoja se e kisha unë fajin që ajo është tek spitali, edhe tani kështu mendoj.

Anila: Përse mendon se ishe ti fajtore?

Elena: Sepse nuk e kisha marr me kaq seriozisht koronën, por kur e pëson pastaj…

Teksa fëmija u soll në jetë ndërsa nëna u fut në terapi intensive, i ati u karantinua pasi rezultoi pozitiv, ndaj asnjëri prej tyre nuk e pa dot.

Anila: Cili ishte momenti yt më i vështirë?

Babai: Një jetë lindi, një jetë ishte në rrezik. Në fillim nuk na thanë asnjë përgjigje se çfarë shanci ka për të jetuar apo edhe të kundërtën për të ikur nga jeta, nuk na thanë asnjë përgjigje. Tani është në respirator.

Çifti tashmë është zhvendosur në një spital tjetër dhe po ndjek kujdesin e veçantë për të cilin veronika e vogël ka nevojë deri sa të nxirret nga inkubatori.

/Top Channel/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Rihanna po lanson linjën e parë të parfumit nga marka e saj ‘Fenty’

Rihanna po lanson linjën e parë të parfumit nga marka e saj ‘Fenty’

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë