MPJ’së s’i bën përshtypje deklarata e Gjuriqit – e vendosur të mos e lejojë të hyjë në Kosovë

E publikuar: 03/10/2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Marko Gjuriq – shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë – ka thënë se të dielën do të jetë në Kosovë, pa marrë parasysh që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar ndalimin e kësaj vizite.
“Në raport me deklaratat e Marko Gjuriqit, Republika e Kosovës merr vendime dhe jo deklarata”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj për lajmi.net, i cili është shef i kabinetit te ministrit Hoxhaj.

Hoxhaj ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javët e ardhshme. Por, mbetet që të dielën të kuptohet nëse ky vendim do të zbatohet plotësisht – apo eventualisht do të ndryshohet.