MPJD: Është liruar nga Serbia zv-drejtori i Policisë Jankoviq

E publikuar: 18/04/2024 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me një njoftim për media, kanë thënë se zëvendësdrejtori i Policisë Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe.

Kjo për ta është konfirmuar nga zyra e Kosovës në shtetin serb.

MPJD thanë po ashtu se Jankoviq është rrugës për në Kosovë.

Njoftimi nga MPJD:

MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.