Moti për të premten dhe fundjavë

E publikuar: 06/12/2024 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me mundësi për intervale kohore me diell. Lokalisht mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës një sistem frontal vjen nga veriperëndimi me reshje të dendura shiu e në viset malore reshje të dendura bore. Në disa zona priten reshje të përziera.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrymimeve të fuqishme nga jugu gjatë ditës dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 9 apo 10 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa zona do të ketë edhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje. Gjatë natës do të fillojnë reshje shiu që vijnë nga veriperëndimi dhe perëndimi në kuadër të një sistemi të fuqishëm frontal. Më së voni reshjet arrijnë në Maqedoninë Veriore. Në ultësira shi e në male borë.

Dita e shtunë me përmirësim të shkurtër, ndërsa të dielen pasdite vijnë reshje të reja shiu./MeteoBallkan