Mot me diell dhe vranësira gjatë fundjavës

E publikuar: 20/09/2024 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 24 gradë Celsius.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor. Në këtë ditë të fundit të stinës së verës ,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s.” – thuhet në njoftim.