Mosvotimi i Speciales nxit pikëpyetje për Kosovën në BE

05.06.2015 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mosvotimi i Speciales nxit pikëpyetje për Kosovën në BE

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se tashmë gjithçka është kryer dhe shteti i ri duhet t’i thotë “po” Gjykatës Speciale, që pritet t’i hetojë disa ushtarë e prijës të UÇKse.

“Koha është tani që të vendoset për themelimin e Gjykatës Speciale. Amendamentet kushtetuese janë në Kuvend kurse ligji për të është gati. Nuk shohim arsye që ky votim të shtyhet”, thotë ai në intervistë për Klan Kosovën.
“Çdo ditë na pyesin nga kryeqytetet tona, se pse Specialja po vonon dhe ne duhet të shpjegojmë së është proces i vështirë. Sa më shumë zgjatet kjo aq më shumë pëson ky vend. Duke parë situatën besoj që deputetët shumë shpejt do e votojnë Gjykatën.
Por, diplomati slloven konfirmon se në këtë qëndrim evropianët janë në vijë të njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veçse të parët, sipas tij, kanë edhe mënyra për të ndëshkuar Kosovën, nëse nuk e kryen këtë obligim.
“Nëse Kosova dështon t’i përmbush fjalët e dhëna që i ka ndaj nesh atherë kam frikë se disa shtete të BE-së do të pyesin se sa ky vend i plotëson detyrat dhe sa seriozisht e kupton rrugën drejt Europës”.
Zhbogar pranon se verdikti ndaj grupit të Drenicës i ka bërë disa deputetë që ta shohin Gjyaktën speciale me hezitim. Por, nuk i kupton ata që pranojnë ta lënë këtë punë në duar të OKB-së.
Në këtë intervistë Zhbogar, foli edhe për nevojën e demokratizimit të partive politike kosovare.
“Ne jemi për gjithpërfshirje dhe i mbështesim zërat e ndryshme në politikë duam zhvillim të demokracisë jo vetëm rreth partive por edhe brenda tyre. Presim që partitë politike t’i respektojnë këto rregulla”.
I pyetur konkretisht se a është demokratike rizgjedhja e Isa Mustafës si kryetar i LDK-së me procedurën e aklamacionit, përfaqësuesi i BE-së, tha se nuk e di se çfarë statuti dhe rregulla të brendshme ka kjo parti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati