Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceertifikimin e Listës Serbë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai në këtë konferencë ka folur për arsyet se pse Lista Serbe nuk është dashur të certifikohet.
Sipas tij Lista Serbe ka qenë fort problematike, edhe para se të ndodhte sulmi në Banjskë dhe se edhe sot drejtuesit e saj marrin urdhra nga MIlan Radojçiq.
“Mos të harrojmë se edhe para sulmit terrorist në Banjskë, Lista Serbe ka qenë fort problematike, përshkallëzimi i situatës vjen kur ata me urdhër nga Beogradi dhanë dorëheqje në Prokurori, Gjyqësi, në komuna atje, dhe nga Parlamenti i Kosovës më 5 nëntor 2020. E kur kësaj ia shtojmë edhe sulmin terrorist në Banjskë i cili është kryer nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili vazhdon edhe sot të jetë de-facto shefi i Listës Serbe, sepse eksponentët e Listës Serbe, takohen me Radojiçin në Serbi, marrin urdhra prej tij, është e qartë qëndrimi ynë si Lëvizje Vetëvendosje që kemi përfaqësuesit në KQZ nuk ka mundur të jetë ndryshe”, tha ai.
Ai tutje deklaroi se Kosova ka një polic të vrarë – Afrim Bunjakun, ndërkaq në anën tjetër Milan Radojiçiqi gjendet i lirë në Serbi, duke planifikuar sulme të reja.
“Ne të njëjtën kohë ne edhe kemi alarmuar se çfarë po ndodh se e kemi policin e vrarë Afrim Bunjakun, kemi fëmijët e tij jetima, dhe në anën tjetër kemi Radojiçin në liri, në Serbi, i cili planifikon sulme të reja, e disa prej tyre edhe i realizon, ndonëse është i pakënaqur me dëmin që na ka shkaktuar sikurse ky më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc. Qëndrimi negative, veprimet destructive dhe sjellja penguese e Listës Serbe ndaj Kosovës janë të njohura publikisht për të gjithë. Lista Serbe fatkeqësisht po e përfaqëson shtrirjen e gjerë dhe ndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe në zgjedhjet tona demokratike. Politikisht Lista Serbe është dega më besnike e partisë në pushte në Serbi dhe bojkoti i tyre ndaj Kuvendit të Kosovë pat nisur më atë urdhrin e Beogradit. Lista Serbe në pikëpamjen time nuk është shprehje e organizimit politik të serbëve por është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës, duke i mbivendosur për shef asaj partie Milan Radoiciqin. LS asnjëherë nuk është distancuar nga sulmi në Banjskë të Zvecanit. Lista Serbe do të jetë krahu politik i Radojçiqit.”, tha Kurti.