Mos funksionimi i bordit të AKP-së ka paralizuar punën’

24.07.2015 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mos funksionimi i bordit të AKP-së ka paralizuar punën’

Kusari- Lila ka treguar edhe projektet që do t’i prezantojë në konferencën që do të mbahet në fund të këtij muaji në Gjakovë.

Ligji për investimet e huaja nuk ka pasur pengesa në zbatim por problemi është rendi dhe ligji, korrupsioni i lartë, mos ekzekutimi i kontratave, pritja e gjatë e investitorëve të huaj por edhe atyre vendor nëpër gjykata për zgjedhjen e kontesteve që i kanë pasur

Të gjitha këto kanë ndikuar për një imazh jo të mire në Kosovë.

Kështu u tha sot, ndër të tjera, në konferencën e mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) me rastin e organizimit të konferencës me investitorë të huaj që do të mbahet më 29 dhe 28 korrik në komunën e Gjakovës.

Në konferencë ishin të pranishëm , kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit , përfaqësues të Odës Ekonomike Gjermane , etj.

Kusari- Lila me këtë rast ka treguar edhe projektet që do t’i prezantojë në konferencën që do të mbahet në fund të këtij muaji në Gjakovë. Ajo ka përmendur disa sektorë si potenciale për të investuar në komunën ku ajo e drejton, transmeton KP.

Ajo po ashtu tha sfidat për komunën e Gjakovës, është ngecja në aspektin e funksionalizimit të zonave ekonomike, me theks të veçantë në zonën e lirë ekonomike.

“Komuna e Gjakovës do t’i prezantoja gjitha pronat komunale dhe që ka mundësi të dhënies në shfrytëzim. Ne vetëm kemi filluar deri tani i kemi tre iniciativa të ndryshme të dhënies në shfrytëzim të tokës komunale për aktivitetet bujqësore të cilat kanë kaluar sipas ligjit për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale përmes asamblesë. Gjithashtu do të prezantohen aktivitete turistike të mundshme por edhe mundësitë e partneritetit publiko- privat në sferën e turizmit”, tha Kusari-Lila.

Ajo po ashtu ka treguar edhe për sfidat që ka komuna e Gjakovës, ngecje në aspektin e funksionalizimit të zonave ekonomike, me theks të veçantë në zonën e lirë ekonomike.

“Një ngecje e cila shënon edhe ndalimin në ekonominë e Gjakovës, është edhe mos kompletimi i bordit të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, kur dihet se komuna e Gjakovës tashmë ka filluar negocimin për qiramarrje afatgjatë të tri hapësirave që janë sot nën menaxhim të Agjensionit Kosovar të Privatizimit dhe si rrjedhojë e mos kompletimit të bordit ka mbetur ende pa u funksionalizuar kjo kontratë për themelimin e zonës industriale në Gjakovë”, tha Kusari –Lila.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), tha se qeveritë lokale janë shumë të rëndësishme për nxitjen e investitorëve të huaj.

Ai po ashtu në emër të AKB-së tha se e përkrahë iniciativën e kryetares Kusari- Lila për konferencën me investitorë. Po ashtu edhe Lendita Kastrati kryetare e Dhomës Ekonomike të Grave tha se ofron përkrahje Komunës së Gjakovës në këtë iniciativë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë