Bota & Rajoni

Monstra e Vlorës, therrte dhe hante këlyshë qeni, raportohet edhe për një 9 vjeçar të zhdukur (Foto)

17.08.2016 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Monstra e Vlorës, therrte dhe hante këlyshë qeni, raportohet edhe për një 9 vjeçar të zhdukur (Foto)

Krimi i rëndë që ka ndodhur sot në Palasë të Vlorës, ka tronditur mbarë opinion publik, kjo për faktin se i sëmuri mendor mund të ketë kryer edhe një tjetër krim të rendë në këtë zonë pas denoncimit të zhdukjes të një 9 vjeçari.

Sipas të dhënave të para raportohet se autori është identifikuar si Jorgos Zani, 30-vjeç, një person me problem mendore dhe sipas policisë, konfirmuar edhe si përdorues droge i ka marrë jetën një të afërmi të tij vetëm 12 vjeç që ishte kthyer në atdhe për të kaluar disa ditë pushime.

Viktima është kushëriri i tij, vetëm 12-vjeçar, A.Zani, i cili nga të dhënat paraprake, është gjetur i masakruar në anë të rrugës. Ka qenë një tregtar i fruta-perimeve i cili fillimisht ka gjetur trupin e pajetë mbuluar me çarçaf dhe më pas policia ka gjetur autorin. Dyshimet e para të policisë, sapo u idenfikua viktima ka qenë te kushëriri i tij, i cili, njihej në zonë, si person me probleme mendore. Autori është arrestuar me kokën e prerë të kushëririt të tij në dorë.

Dëshmia e fqinjit: Autori i sëmurë, nuk e mbanin në spital

Një fqinj i familjes ku ka ndodhur ngjarja makabre ka rrëfyer për mediat se autori ishte me probleme mendore dhe nuk e mbanin në spital. “Në cmendinë e kanë çuar dhe e kanë nxjerrë, ka qëndruar dy tre ditë dhe e kanë nxjerrë, shqetësime sillte në fshat se njeri i sëmurë ka qenë mendor, shenjën e nazizmit një herë e ka bërë.  Viktimën e kishte djalin e kushërirës së parë. Keto dite rrinin bashkë në një shtëpi në një godinë, djali sivjet ishte me prindërit, ata i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë te gjyshja:, tha ai.

Dëshmia tronditëse e bariut: Hante këlysha qensh. Një 9-vjeçar është zhdukur

Gazetari i “Neës24” Enrik Mehmeti zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Palasë. Ai realizoi një intervistë me bariun e zonës që një vit më parë ishte dhunuar ne mënyrë brutale nga Jorgo Zani.  “Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga, po fati i keq, sot u gjet djali pa koke”. Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjeç me emrin Kico Konomi. Sipas bariut, Kico është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë.  “Kico Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjeç. Ky fëmijë cfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një çifte dhe është në kërkim prej dy ditësh”.  Nga rrëfimi i bariut mësohet se Jorgo jetonte i vetëm në një banesë në Palasë. Aty u kap me kokën e djaloshit në duar.  “Jetonte i vetëm. Prindërit i ka në Greqi, ka jetuar në Greqi, nuk e di pse është kthyer. Sa budalliqe ka bërë në fshat, të gjithë e dinë. Therte këlysha qensh dhe i hante vetë. Ishte i tmerrshëm. Thuhet se në të gdhirë djalin, Andrean e përzuri dhe pastaj e zuri e ndoqi në rrugicë afër shtëpisë, 150 metra larg dhe aty e ka therur me hanxhar. Kokën ia kanë gjetur brenda në banesë. Ne ate banese e gjetën autorin me kokën e djalit në dorë”, thotë bariu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje