Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka vazhduar me huqje epike.
Një të tillë ajo e bëri gjatë ditës së sotme kur e ngatërroi stërnipin e Isa Boletinit, me kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin.
Megjithatë, veç huqjes, ky moment u përcoll me një tjetër reagim epik.
Ishte ai nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili duket se e ul kokën nga turpi pas huqjes së Gërvallës.