Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë në “Pressing” të T7, ky subjekt politik nuk ka trashëguar elektorat.
PSD-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Molliqaj ka thënë se është zgjedhur kryetar i PSD-së pas një dështimi spektakular në zgjedhjet e 2019, kur ishin në koalicion me AAK-në.
“PSD-ja nuk ka trashëguar elektorat, unë nuk jam zgjedhur kryetar i një partie që i ka 13, 12, 6, 7%, e tash detyrë e kryesisë është me rrit ose zvogëlu këtë elektorat. Unë jam zgjedhur kryetar i një partie 2019 pas një dështimi spektakular dhe një rezultati zgjedhor shumë dobët e gabun strategjik që e kemi mbajtur atëherë që unë kam qenë kundër, por s’ka rëndësi. Ne e kemi marrë në një pikë minus gjendjen tonë, unë besoj që PSD-ja është shumë lartë sot, por jo si kam pritur. Unë kam pritur që do të jemi pjesë e Kuvendit si të vetëm”, ka thënë Molliqaj. /Gazeta Express