Molliqaj: Durimi i Mustafës është bërë i padurueshëm

E publikuar: 26/12/2016 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se durimi i Isa Mustafës është bërë i padurueshëm. E ka shprehur bindjen se viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të tij.

“Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb”, ka shkruar Molliqaj. Sipas tij, në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij Mustafa duroi shumë.