Molla: Shteti po mbyt përfaqësuesit ligjor dhe po stimulon ilegalët

15.04.2015 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Molla: Shteti po mbyt përfaqësuesit ligjor dhe po stimulon ilegalët

Kompania N.T.SH “Molla”, është e vetmja kompani e autorizuar për shitjen e produkteve Apple në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Një kohë të gjatë, kjo kompani është duke pësuar humbje dhe dëme për shkak të konkurrencës nga kompanitë ilegale dhe mashtruese në treg. Këta operatorë ekonomik të pandërgjegjshëm, ilegal dhe mashtrues që po veprojnë në territorin e Kosovës, po sjellin paisje të Apple nga tregje të dyshimta të Azisë, të cilat po e dëmtojnë kompaninë tonë si përfaqësues legal të gjigantit botëror Apple. Këta ilegal, gjithashtu po dëmtojnë dhe mashtrojnë qytetarët kosovar me produkte false, duke u bërë edhe servisime me paisje të dyshimta dhe jo cilësore.
molla-alpe

Këto pajisje në të shumtën e rasteve janë të ricikluara, për çka flet vetë çmimi i tyre, si dhe në masë të madhe i shitën konsumuarit kosovar pa lëshuar kuponët e rregullt fiskal si dhe duke shmangur obligimet ligjore fiskale. Kurse në rast se detyrohen të përshtatin “shitje të rregullta” , ato bëhen me çmime diametralisht të kundërta, të larta. E në anën tjetër, insititcionet kosovare nuk kanë ndërmarrë kurrë një hap për rregullimin e kësaj çështjeje. Molla, i është drejtuar disa herë institucioneve për rregullimin e tregut, Qeverisë e edhe Ambasadave të huaja. Por, asnjëherë nuk janë aktivizuar për të ndaluar matrapazët e tregut ilegal të cilët po dëmtojnë bizneset legale, klientët e në fund edhe vetë shtetin. Madje as Inspektorët e tregut, kurrë nuk i janë drejtuar këtyre shitësve ilegal të cilët janë gjithandej.

Shkaku i gjitha këtyre problemeve, Kompania Molla – përfaqësues legal dhe i vetëm i kompanisë Apple për Kosovë, po detyrohet për ditë të tërhiqet nga ky treg dhe të kthejë licencën në pamundësi për të pasur një aktivitet normal biznesor. Ashtu si Molla, janë edhe dhjetëra biznese tjera në tregun kosovar të cilat kanë ikur dhe po ikin shkaku i këtij sistemi të keq insititucional. Për fat të keq, në kohën e fundit, janë edhe disa Ndërmarrje Publike, të cilat po furnizohen furnizohen nga këta operatorë ekonomik të paautorizuar. Bile me çmime shumë më të larta se sa ne legalët. Nga analiza e disa rasteve, fare lehtë vërehet se kjo bëhet edhe me qëllime të përfitimit jo-proporcional, sikur që është rasti i furnizimit me produkte të Apple i ndërmarrjes publike PTK Sh.a. PTK Sh.a, është duke mashtruar edhe vetë klientët e saj, për të cilët furnizohet me produkte të Apple, duke u dhënë atyre pajisje pa garancinë përkatëse të prodhuesit Apple, por gjithashtu edhe vetë furnizimi i PTK Sh.a. me produkte të Apple nga ana e operatorëve ekonomik të paautorizuar, në jo pak raste realizohet më çmim të paarsyeshëm. Sipas informatave të kompanisë Molla, Prokurimi i PTK`së po paguan për një Iphone 6 – 869 Euro pa kurrfarë garancioni për konsumatorin dhe produktin. Kurse përfaqësia jonë e autorizuar dhe me garancion 12 muaj ndërkombëtar po i shet iPhone 6 – 780 €uro me pakicë. Si është e mundur që PTK të bëjë kontratë me këta Operator të pa autorizuar dhe me këto çmime shumë të larta

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes