Modelja serbe akuzon Kim:Më ka vjedhur gjithçka, edhe gjoksin

E publikuar: 19/03/2015 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim Kardashian qenka një hajdute stili. Kështu pretendon Jelena Karleusa, një modele dhe artiste serbe duke ofruar dhe prova të vjedhjes që Kim i ka bërë stilit të saj, nga veshjet, tek gjoksi e deri tek ngjyra platin e flokëve Duke parë fotot e rrjetit social të Jelena Karleusas, efekti “deja vu” është mbresëlënës: të njëjtat veshje tërheqëse, të njëjtat forma shpërthyese, të njëjtat lëvizje prej “pantere” të Kim Kardashian. Dhe akoma: i njëjti pasion për firmat e mëdha, tendenca për ‘selfie’, shikimi provokues dhe takat shumë të larta. Të bën të qeshësh fakti që Kim mund ta ketë vjedhur gjithçka në tavolinë, duke parë dhe studiuar “kolegen serbe”, por duke shfletuar galerinë e fotove, është e pabesueshme.