Mlladost i trembet Pejiç dhe Kukësit

12.07.2015 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mlladost i trembet Pejiç dhe Kukësit

Superioriteti i shfaqur nga Kukësi në përballjen e dyfishtë me Torpedo Zhodinov ka shëbryer jo vetëm për të rritur besimin në kampin e Marcello Troisit mbi potencialin e tij, por dhe që rivalët e rradhës në Europë ti druhen nënkampionëve të Shqipërisë. Trajneri i Mlladost, eurorivalit të Kukësit në turin e dytë paraeleminator të Europa League, Nikola Rakojevic ka pranuar në një farë mënyrë statusin prej favoriteje për skuadrën shqiptare duke deklaruar për mediat malazese se formacioni që drejton do ta ketë shumë të vështirë, fjalë që nuk duken si të rastit para një përballjeje të tillë por pas një ekzamini që i ka bërë ndeshjeve të fundit të Kukësit duke qenë se Rakojevic nuk lë pa përmendur lojtarët brazilianë që janë afruar së fundmi në skuadër me Erick Flores që spikati vecanërisht në ndeshjen e kthimit në Bjellorusi.

” Përvec përbarjes së ekipit ku luajnë shumë brazilianë dhe një kroat, Pero Pejic, që është edhe golashënuesi më i mirë nuk kemi shumë informacione- deklaroi Rakojevic për të shtuar më pas, – Do ta analizojmë me detaje ekuipin shqiptar, por mendoj se do ta kemi shumë të vështirë. Po ju përmend një fakt interesant. Kukësi është përballur me Neftchin që ne e elminuam dhe ka fituar pastër 2-0. Kemi të bëjmë me një ekip të fortë, por ne do ti provojmë shanset tona”, ka përfunduar trajneri i Mlladost duke pranuar edhe pse indirekt superioritetin e Kukësit. Për sa i përket të ardhmes afatgjatë ndërkohë te Kukësi mbetet ende për tu përcaktuar nëse do të mund të mbahen përforcimet nga Brazili edhe pas aventurës europiane, dhe mbi të gjitha edhe e ardhmja e Pejic që duket i destinuar për tu larguar drejt Izraelit pas impenjimit në Europa League me Kukësin./s/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)