Mjekë e inferemierë në Vala, 7 mijë numra i kthehen operatorit publik

07.07.2015 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mjekë e inferemierë në Vala, 7 mijë numra i kthehen operatorit publik

Fushatës së operatorit publik, Vala “Të gjithë po kthehen”, sot i është bashkëngjitur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, (SHSKUK) me rreth 7 mijë numra. Para këtij institucioni në Vala u kthyen Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Trepça, BQK, Forcat e Sigurisë së Kosovës, KEK-u, etj, etj.

Qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë vendit, nuk do të kenë më arsye të ankohen kur thërrasin urgjencën, mjekët, infermierët, të cilët deri më tani përdorin numrat e operatorëve tjerë duke ia rritur koston atyre, pasi nga dita e sotme ata do të kenë numra të Vala, sikurse pjesa më e madhe e popullatës.

Kjo u mundësu sot, pas nënshkrimit të kontratës nga ana e Drejtorit Menaxhues të PTK-së, Agron Mustafa dhe atij të SHSKUK-së, Curr Gjocajt, kontratë e cila auomatikisht të gjithë personelin mjekësor e kalon në operatorin publik Vala.

Janë rreth 7 mijë numra telefonik, të cilët do të kalojnë në VALA, numra që përfshijnë tërë stafin menaxhues të QKUK-së në kryeqytet dhe spitalet e tjera regjionale.

“Një kontratë e lidhur sot me PTK dhe QKUK-në do të thotë shumë, sidomos në lehtësimin e komunikimit të stafit tonë mjekësor dhe qytetarëve dhe poashtu është një ndihmesë tjetër teknike për mbarëvajtjen e punëve tona operative”, tha Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, (SHSKUK).

Kthimi i spitaleve dhe i shërbimeve tjera në operatorin publik Vala, u bë pak ditë pasi institucione, kompani dhe ndërmarrje tjera të rëndësishme publike dhe private, kanë vendosur t’i kthehen operatorit publik.

Nga ana e tij, drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, inicues i fushatës “Të gjihë po kthehen”, bëri të ditur se kthimi i një institucioni të tillë të rëndësishëm, çfarë është QKUK dhe spitalet tjera, paraqet rëndësi të madhe për Valën.

“Kemi pasur ankesa nga personeli mjekësor dhe qytetarët që ankoheshin për shkak se një pjesë e stafit përdor numra të operatorëve tjerë, ndërsa siç e dimë pjesa më e madhe e qytetarëve janë në Vala. Ky problem tani u evitu, pasi jo vetëm drejtoria, por i gjithë stafi mjekësor, mjekë dhe infermeirë do të jenë në Vala, në rrjetin e saj dhe me shërbimet e produktet që ofron”, deklaroi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, synimet janë që Vala të rikthehet lider dhe të arrijë mbi 70 përqind të tregut, ashtu siç ka qenë për vite të tëra, por u humbën gjatë dy proceseve të dështuara të privatizimit dhe bllokimit të investimeve.

“Vala është lideri dhe këtë mund të provoni vetë. Kemi sinjalin shumë më të mirë të internetit të shpejtë të 3G dhe 4G dhe kjo dëshmohet me numrin shumë herë më të mash të BTS-ave apo antenave të vendosur në të gjithë territorin e Kosovës”, theksoi Mustafa.

Vala ka lëshuar së fundi paketa cilësore dhe çmime të lira si dhe të pakrahasueshme jo vetëm me operatorë në vend, por edhe me ata regjional.

Si asnjëherë më parë, çmimi i minutës bisedë nga Shqipëria është 10 cent, ndërsa për vetëm 8.99 euro me paketën Vera2 mund të shfrytëzohen 4 GB internet, 30 minuta bisedë, etj. Gjithasthu Paketë tjetër atraktive është ajo për të rinjtë, N’trip, e cila për 2.99 euro mundëson biseda pakufizim brenda komunitetit, 500 SMS dhe 2 GB internet të shpejtë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)