Miss Shqipëria 2018-të drejt finalizimit, zbulohen 3 prezantuesit

E publikuar: 05/06/2018 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Viti 2018 shënon plot 20 vite nga edicioni i parë i konkursit më të rëndësishëm të bukurisë shqiptare. Prej ditësh ka filluar prezantimi i pjesëmarrëseve me anë të 8 programeve që janë prezantuar në RTSH, të cilat përfundojnë më 10 qershor kur do të zhvillohet finalja e parë e edicionit special. Në natën e parë do të rikurorzohen fitueset ndër vite të bukurisë shqiptare, ndërsa në datën 11 qershor do të kurorëzohet fituesja e 20-të e këtij konkursi. Teksa detaje të reja zbulohen çdo ditë, tashmë kanë dalë edhe emrat e prezantuesve të netëve finale. Bëhet fjalë për moderatoren Jonida Shehu dhe vëllezërit binjak Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët njihen si aktorë humori nga spektakli ‘Al Pazar’./revistawho.com