Miratohet strategjia kundër terrorizmit, ISIS kërcënuesi më i madh

16.09.2015 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Miratohet strategjia kundër terrorizmit, ISIS kërcënuesi më i madh

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e 18-të, të rregullt, ku është marrë vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe ndryshimi i përbërjes së Këshillit Ndërministror për Ujëra dhe është marrë edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2, Prishtinë-Mitrovicë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për caktimin e lartësisë së pagesës së shërbimeve dhe kontrolleve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Qeveria, po ashtu, me propozim të Ministrisë së Financave aprovoi edhe kërkesën për miratimin e buxhetit për Komunën e Prishtinës pas ri-aprovimit të Buxhetit për vitin 2015 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Gjatë mbledhjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka informuar kabinetin qeveritar për vizitën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala.

Kryeministri njoftoi për takimet me kryeministrin Rama, me presidentin, kryetarin e Parlamentit, me përfaqësuesit e opozitës dhe vizitën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Duke e cilësuar shumë përmbajtjesore dhe të suksesshme këtë vizitë, kryeministri bëri të ditur se në takimet e zhvilluara është vlerësuar shumë pozitivisht edhe bashkëpunimi i deritanishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës