Miratohet projekt-buxheti për vitin 2022, Kurti premton mbi 100 milionë € për ushtrinë

29.10.2021 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Miratohet projekt-buxheti për vitin 2022, Kurti premton mbi 100 milionë € për ushtrinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë, raporton Ekonomia Online.

Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.Ai ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

“Do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve me këtë buxhet. 45 milion euro për të mbështetur lehonat. Kemi bërë studime falas 2000 bursa shtesë. Kemi shtuar 35 milion euro të skemave sociale. Kemi shtuar 24 milion euro buxhet për sigurimin e barnave. Kemi ndarë 20 milion euro për të rinjtë. Kemi rritur buxhet për kulturë rini dhe sport. Kemi rritur buxhetin për bujqësi mbi 70 milion euro. Prodhuesit do ti mbështesim me 40 milion euro. 40 milion për investime në Trepçë e Telekom. Do të furnizojmë policinë e zjarrfikësit. Mbi 100 milion euro për ushtri. Këto e shumë investime tjera janë bërë të mundur në 6 muaj qeverisje”.

”Kemi shtuar 24 milionë euro shtesë për sigurimin e barnave esenciale. Do të nisim ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, që do të bashkojë të dy qytetet. Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”. tha Kurti.

“Tash mund të vërehet se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje që nuk vjedh e nuk abuzon me paranë publike”. është shprehur KurtiMinistri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

“Projektbuxheti i vitit 2020 ka për qëllim konsolidimin e ringjalljes ekonomike pas COVID-19, sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, riorientimin e ekonmosië drejt prodhimit dhe eksportit dhe përkrahjen e punësimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Si tërësi buxheti i vitit 2022 pritet të arrijë vlerën e 2,748,000,000 duke shënuar një rritje prej 8,7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale: Janë disa pista të hetimit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale: Janë disa pista të hetimit

Abdixhiku për sulmin në Gllogjan: Më shumë se krim, autori të sillet para drejtësisë

Abdixhiku për sulmin në Gllogjan: Më shumë se krim, autori të sillet para drejtësisë

Miftaraj çuditet pse rasti në Gllogjan nuk po hetohet nga Prokuroria Speciale

Miftaraj çuditet pse rasti në Gllogjan nuk po hetohet nga Prokuroria Speciale

Memli Krasniqi: I tronditur nga sulmi makabër, autori të sillet para drejtësisë

Memli Krasniqi: I tronditur nga sulmi makabër, autori të sillet para drejtësisë

Zbulohen detaje të tjera: Vrasësi në Deçan i maskuar gjuajti në drejtim të autobusit

Zbulohen detaje të tjera: Vrasësi në Deçan i maskuar gjuajti në drejtim të autobusit

Pamje nga vendi i ngjarjes në Gllogjan: Autobusi ku mbetën të vrarë katër persona

Pamje nga vendi i ngjarjes në Gllogjan: Autobusi ku mbetën të vrarë katër persona

Reagon Haradinaj pas tragjedisë në Deçan: I trishtuar nga sulmi kriminal

Reagon Haradinaj pas tragjedisë në Deçan: I trishtuar nga sulmi kriminal

Dy nxënësit e vrarë janë nga fshati Gllogjan

Dy nxënësit e vrarë janë nga fshati Gllogjan

Tre viktimat në Gllogjan: Shoferi, një vajzë dhe një djal 17 vjeç

Tre viktimat në Gllogjan: Shoferi, një vajzë dhe një djal 17 vjeç