Punonjësit e një banke në Astana të Kazakistanit, kanë treguar se si dy minj që kanë hyrë në bankomat, dëmtuan qindra kartëmonedha vendase.
Besohet se ata kanë hyrë në aparat, teksa iknin prej të ftohtit dhe më pas brejtën çfarë gjetën, transmeton Telegrafi.
“Kemi marrë mace, për të mbrojtur objektin”, është thënë në raportin e bankës.
Nuk dihet vlera e parave të dëmtuara, por thuhet se me këtë rast nuk janë dëmtuar klientët. /Telegrafi/