Ministrja e Drejtësisë: I kemi shkruar Serbisë për të liruar Thaqin

E publikuar: 26/10/2016 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë raportimit të parë të saj në Komisionin për Legjislacion, ka folur edhe për rastin e arrestimit të drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi, nga autoritet serbe.

Hoxha ka thënë se “Ministria e Drejtësisë i ka dërguar notë verbale Serbisë”, transmeton KP.

Ajo tha se nga informacionet e fundit është bërë e ditur se është mbajtur seancë gjyqësore për Nehat Thaçin gjatë ditës së djeshme, por se Ministria që ajo drejton “nuk ka të dhëna të tjera nga ky proces”.