Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të ShBA-së, WEST POINT

E publikuar: 24/10/2024 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes  ka shpallur sot konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, WEST POINT.

Në njoftim është bërë e ditur se  konkursi është i hapur prej datës 24 tetor 2024 deri më 7 nëntor 2024.

“Mosha për aplikim është 18-22 vjeç. Njoftimi zyrtar për shpalljen e konkursit është i publikuar në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online dhe bashkëngjisin dokumentet në: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply”, thuhet në njoftim.