Lajmet

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s sepse nuk është shtet anëtar

25.06.2026 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s sepse nuk është shtet anëtar

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës dhe rrjedhimisht nuk merr pjesë në samite në cilësinë e anëtares.

Sqarimi vjen pas raportimeve në media se Kosova nuk është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se edhe në rastet e mëparshme Kosova nuk ka pasur ftesë zyrtare për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s.

“Lidhur me interesimin tuaj për raportimet se Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s, ju njoftojmë se Republika e Kosovës nuk është shtet anëtar i NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP). Për këtë arsye, ajo nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë edhe në të kaluarën Kosova nuk ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s si shtet pjesëmarrës, por se ftesat kanë qenë për aktivitete të veçanta të organizuara në margjinat e Samitit.

“Edhe në të kaluarën, Kosova nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si shtet pjesëmarrës. Përjashtim kanë qenë ftesat për aktivitete të veçanta të organizuara në margjinat e Samitit, siç ishte aktiviteti “Women, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), i organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Samitit të NATO-s vitin e kaluar”, thuhet më tutje në përgjigje.

Ministria ka sqaruar se Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës, si dhe të partnerëve të ftuar në raste të veçanta.

“Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës, si dhe të partnerëve të ftuar në raste të veçanta. Prandaj, theksojmë se Republika e Kosovës nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në një Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës, për shkak se nuk është ende shtet anëtar i Aleancës’, thuhet në përgjigje.

Sipas Ministrisë, Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

“Megjithatë, Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO, duke vazhduar të avancojë reformat, të përmbushë standardet e nevojshme dhe të forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe shtetet anëtare”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kandic për deklaratën e ministres serbe: As vetë Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik në 98’ën

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Hoti: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

Haziri flet për nënshkrimet në LDK: Sekretariati do t’i verifikojë dhe do t’ia dorëzojë Kryesisë

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale

GLPS u bën thirrje partive: Jepni fund bllokadës institucionale