Ministria e Integrimeve Evropiane mbetet pa ministër dhe zv/ministër

E publikuar: 21/09/2016 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Integrimeve Evropiane, ka mbetur pa zot shtëpie. Pasi braktisjes se ish ministrit, Bekim Çollaku, edhe zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramdan Ilazi, ka udhëtuar jashtë vendit, duke e lënë këtë ministri pa “zot shtëpie”.

Burime të Indeksonlinë, thonë se Ilazi, ka nisur studimet e doktoraturës jashtë vendit. Ndërkohë, qe kryeministri Mustafa, nuk ka caktuar ushtrues detyre të postit të ministrit pas shkuarjes se Çollakut në presidencë.

Në këtë ministri, është i emëruar vetëm një zëvendësministër për dallim prej ministrive tjera në të cilat janë se paku dy zëvendësministra.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë më zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, për të marrë vesh se kush do të pasojë Çollakun në këtë ministri, mirëpo ata nuk i janë përgjigjur interesimit tonë.

E nga ana e tij, profesori i Integrimeve, Evropiane, Avni Mazreku, thotë se kryeministri duhet t’i gjejë zëvendësimet adekuate në këto poste për sa i përket funksionimit të kësaj ministrie. Megjithatë ai vlerëson se Ministria e Integrimeve Evropiane, nuk është dashur të ekzistojë fare në nivel të ministrisë sepse kjo, sipas tij, e ngarkon edhe me tepër këtë sektor kur dihet se Ministria e Integrimeve Evropiane, nuk ka ndonjë kompetence ekzekutive.

“Roli i Ministrisë së Integrimeve Evropiane me tepër është koordinues.  Sa i përket procesit të integrimit të Kosovë në Bashkimin Evropian, nuk është vetëm kjo ministri ajo që duhet me kry punën ashtu siç është perceptuar nga opinioni i gjerë në Kosovë, por janë të gjitha dikasteret ministrale qe duhet të jenë në funksion të këtij procesi”, ka thënë Mazreku për Indeksonline.

Procesi i Integrimeve evropiane, sipas tij,  është gjithë përfshirës dhe përfshinë krejt sektorët.