Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj priti një delegacion të BE-së

E publikuar: 14/09/2017 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim një delegacion të lartë të Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD) nga Brukseli, të kryesuar nga z.Xaiver D enis, raporton infosot.

Ministri Sefaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që kanë bërë në shumë fusha, në mënyrë që Republika e Kosovës të arrijë standardet evropiane. Ai tha se misioni i juaj është i nevojshëmdhe është shumë i rëndësishëm për përkrahje në disa fusha për t’i arritur objektivat.

Në fund të takimit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit, të vazhdojë edhe në të ardhmen.