Ministri Krasniqi: S’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, hapja s’përkeqëson raportet ndër-etnike

E publikuar: 08/08/2024 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në diskutimin që po mbahet me qytetarë të Mitrovicës së Veriut rreth hapjes së Urës së Ibrit, ka thënë se s’ka arsye që një urë e tillë të mbetet e mbyllur, duke qenë se të dy qytetet kanë lidhje me ura të tjera, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi ka thënë se hapja e Urës së Ibrit s’do të përkeqësojë raportet ndër-etnike.

S’ka arsye që të jenë të ndara. Komunikimi është edhe përmes urave të tjera dhe kjo urës s’do të ndikojë që të përkeqësohen raportet ndër-etnike kur të hapet”, ka thënë Krasniqi.