Ministri grek Kotzias: Në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme

06.07.2016 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ministri grek Kotzias: Në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri shihen si një mundësi edhe nga fqinjët tanë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, e paralajmëron një veprim të tillë në Shqipëri.
Në një intervistë të dhënë për radion greke “Alpha”, Kotzias shprehet se zgjedhjet mund të zhvillohen më herët se ç’janë parashikuar, rreth muajit janar ose shkurt, duke theksuar se politikanët shqiptarë i kanë sytë gjithnjë e më shumë te zgjedhjet e përgjithshme.

Ai tregon se çfarë ka biseduar me homologun Bushati dhe Kryeministrin Rama për çështjen çame.

Shqiptarët shkojë në universitetet greke…

Kam pasur studentë në Universitetin e Pireut që tani janë mësues në Shqipëri, dhe ndihem krenar. Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Por në këtë marrëdhënie të mirë ka probleme historike. Dhe ne kemi një Shqipëri që kishte dy karakteristika: e para se iu afrua Turqisë me hapa shumë të shpejtë gjatë dekadës së kaluar dhe se Turqia u përpoq ta bëjë Shqipërinë një pjesë, të themi, të Perandorisë së vjetër Osmane, – dhe dyti, një nacionalizëm që rilindi me anë të dinamizmit të zgjerimit të asaj që ne e quajmë “faktori shqiptar”. Kështu, në jetë kemi dy anë. Unë mendoj se ne kemi këto zhvillime pozitive: se Shqipëria nuk është e lidhur me qerren turke, se shqiptarët, madje edhe udhëheqësit e tyre fetarë dhe shikoni në këtë, kanë qenë të frustruar nga sjellja e udhëheqjes turke ndaj tyre.

Çfarë jeni duke thënë është shumë e rëndësishme…

Ju e dini, është e rëndësishme që udhëheqësit fetarë – dhe nuk kam parasysh kryepeshkopin Anastas, këtë njeri të shenjtë dhe të urtë, por ata të feve të tjera, janë thellësisht të shqetësuar. Mos harroni se Gulen kishte ndërtuar një numër shkollash të suksesshme dhe fondacione në Shqipëri, të cilat janë ndjekur nga një pjesë e madhe e klasës së elitës së Shqipërisë. Për fat të mirë, ka edhe disa shkolla greke, të tilla si Arsakeio, në Shqipëri. Këto elita ishin të frustruara, së bashku me udhëheqësit fetarë, në natyrën e betejës së madhe të elitës së Turqisë me përkrahësit e Gulenit, me të cilët kishin formuar një lidhje. Por unë nuk dua të analizoj Shqipërinë. Ne kemi disa fenomene të reja në marrëdhëniet tona. Prishja e lidhjeve të ngushta shqiptaroturke është një zhvillim shumë interesant që politika e jashtme greke duhet ta ketë parasysh. Gjithashtu, ne kemi parasysh faktin se po shfaqen neonacionalizma dhe se një pjesë e politikës së jashtme, nuk e kam fjalën për diplomatët, por për politikanët, i kanë sytë te zhvillimet e brendshme në Shqipëri, te zgjedhjet që bëhen vitin e ardhshëm. Zgjedhjet janë caktuar për në verë, por ato mund të mbahen edhe më herët, në janar ose shkurt.

Ju çfarë kuptuat tani që shkuat dhe folët me ta? Çështjen çame do të vazhdojnë ta mbajnë të hapur? Çfarë duhet të bëjë politika e jashtme greke?

Një gjë është që të denoncojë anët e këqija të marrëdhënieve me Shqipërinë, dhe këto anët këqija ekzistojnë. Tjetra është që të ulen dhe thonë me krenari, se kemi arritur edhe disa gjëra të mira. Unë jam një tifoz i politikës së jashtme proaktive. Kjo është, të luftoj për të përmirësuar marrëdhëniet dhe zgjidhur problemet. Për shkak se në Tiranë, në konferencën për shtyp dhe në atë të universitetit ku unë shkova për të folur, kam thënë: Kemi probleme! Ne kemi probleme! Politika e jashtme duhet të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve dhe të mos kemi frikë që, nëse problemet zgjidhen, humbim objektin.

Dua ta theksoj këtë: Ministri i Jashtëm grek foli me të gjitha kanalet në lidhjet direkte dhe arrita të jap mesazhin tim për popullin shqiptar, të cilin duhej ta jepja në mënyrë të kuptueshme dhe miqësore. Dhe jo në një mënyrë që do të krijonte armiq, duke ushqyer orekset e ndonjërit në Athinë. Kështu që unë shkova për të zgjidhur problemet. Në një situatë të vështirë, për shkak se vizita ime u parapri nga konferenca e partisë çame, ku kishte tone të ngritura për këtë çështje, ndërsa shtypi grek, katër gazeta, pyesnin: “Ku po shkon Kotzias?”. Pra, siç thashë, kjo nuk është politikë e jashtme, por është “mos shko për të zgjidhur ndonjë problem, sepse nuk do të kemi më asgjë me çfarë të merremi”.

Unë kam dy gjëra për të thënë në lidhje me çështjen çame. Së pari: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha katër herë, publikisht para kamerave gjatë konferencës për shtyp, por dhe në Universitetin e Tiranës, se Çamëria dhe marrëzi të tilla nuk ekzistojnë. Se Shqipëria është pjesë e Traktatit të Helsinkit, dhe askush nuk mund të kërkojë ose të ëndërrojë ndryshim të kufijve.

Kërkesa themelore e kësaj partie çame, në prezencën time, vdiq. Pyetja nuk është nëse duhet të shkoja ose jo. Pyetja është nëse ia vlejti që shkova. Dhe tjetër. Vetë zoti Rama, kur u takova me të dhe që është nga ata që e thotë mendimin e tij, pa asnjë dyshim, nuk ma ka ngritur fare këtë çështje në bisedë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti flet për bllokimin e minatorëve në Trepçë: Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore

Kurti flet për bllokimin e minatorëve në Trepçë: Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore

OVL – UÇK: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është gjuhë helmuese

OVL – UÇK: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është gjuhë helmuese

Dogana dhe partnerët britanikë thellojnë bashkëpunimin për modernizimin dhe sigurinë kufitare

Dogana dhe partnerët britanikë thellojnë bashkëpunimin për modernizimin dhe sigurinë kufitare

Incidenti në Skenderaj, reagon LDK: Gjuha e urrejtjes prodhon tension dhe cenon sigurinë publike

Incidenti në Skenderaj, reagon LDK: Gjuha e urrejtjes prodhon tension dhe cenon sigurinë publike

Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë

Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë

Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla