Ministri Hamza merr pjesë në takimet vjetore të FMN-ës dhe Bankës Botërore në Uashington D.C.

E publikuar: 10/10/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga u.d. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, gjenden për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, shkruan infosot.

Gjatë kësaj vizite Ministri Bedri Hamza pritet të marr pjesë në seancat plenarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, dhe gjithashtu pritet të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan, me përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të FMN-së dhe BB-së, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore do të mbahen nga data 10 tetor deri 16 tetor 2017 në Uashington D.C.