Ministri Abrashi nënshkruan marrëveshje për subvencionimin e pagave për 130 vende të punës

21.01.2016 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ministri Abrashi nënshkruan marrëveshje për subvencionimin e pagave për 130 vende të punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me ambasadorin britanik Ruairi O’Conell dhe përfaqësuesin e UNDP-së, Andreë Rusell, nënshkruan sot marrëveshje për subvencionimin e 130 vendeve të punës.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri Abrashi tha se ky vit po niset me prioritetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për krijimin e vendeve të reja të punës, aftësimin dhe riaftësimin e të rinjve për t’i përgatitur ata për tregun e punës

“Ky projekt synon që në një periudhë dymbëdhjetë mujore të fillojmë me aftësimin profesional, pastaj edhe subvencionimin e pagave, praktikë kjo që ka funksionuar shumë mirë vitin që shkoi. Me këtë ne synojmë t’i aftësojmë dhe integrojmë punëkërkuesit në tregun e punës. Ky projekt është i hapur për të gjithë, por ka preferencë për punëkërkueset femra dhe në sektorët të cilët, ne si ministri së bashku me partnerët tanë, mendojmë se janë sektorë të cilët mund të gjenerojnë vende të reja të qëndrueshme të punës, siç janë përpunimi i drurit, metalit, tekstilit, teknologjisë informative dhe në prodhimet bujqësore”, tha ministri Abrashi, duke bërë të ditur se ky pilot projekt fillon me 130 punëtorë, të cilëve do t’u subvencionohet pagat për 12 muaj.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadori britanik Ruairi O’Conell tha se papunësia në Kosovë është shumë e lartë, dhe të gjitha sondazhet tregojnë se papunësia është shqetësimi i parë në Kosovë apo i dytë. “Në të njëjtën kohë universitetet janë plotë me studentë, por bizneset ankohen për mungesë të aftësimit profesional të fuqisë punëtore. Për ne, Ambasadën Britanike, dhe për mua personalisht, zhvillimi ekonomik dhe punësimi është prioriteti më i rëndësishëm, sepse është në interes jo vetëm të Kosovës, por gjithashtu edhe të Britanisë, sepse me këtë do të kemi paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ashtu siç ju kërkoni një Kosovë prosperuese dhe të zhvilluar edhe ne si miq që jemi këtu, do të vazhdojmë të ndihmojmë institucionet e Kosovës për të krijuar një Kosovë më të mirë”, tha ambasadori O’Conell.

Ndërkaq përfaqësuesi i UNDP-së, Andreë Rusell, theksoi se duhet të krijohet një situatë shumë më e mirë e punësimit në Kosovë dhe një ekonomi e qëndrueshme që bazohet në burimet kosovare, të cilat ekzistojnë. “Rinia e Kosovës ka kapacitete të mëdha që duhet të përdoren për rritjen e ekonomisë dhe dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj. Jemi duke punuar të ndihmojmë ambientin ku punoni”, tha Rusell.

Ai shtoi se ekziston një partneritet i shkëlqyeshëm me MPMS-në, me të cilën kanë bërë një punë të mirë dhe se tani duhet vetëm priten rezultatet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara