10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj, e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, tani është jashtë rrezikut për jetë.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla në një deklarim për media.
Ai tha se 10-vjeçarja është akoma duke u trajtuar.
Trajtim në QKUK kanë marrë edhe dy persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile.
Ata janë vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kujtojmë se rreth orës 16:00, katër presona janë therë me thikë nga një 59-vjeçar në tri rrugë në Ferizaj të cilët ishin kalimtar të rastit.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.