Kryesore

Miliona eurot e uzurpuara t’i kthehen AKP-së

18.03.2016 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Miliona eurot e uzurpuara t’i kthehen AKP-së

Miliona eurot, që i kanë fituar uzurpatorët e ndërmarrjeve shoqërore, duhen konfiskuar dhe ato më pas t’i kthehen Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Kështu kanë deklaruar ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile një ditë pas botimit në gazetën “Zëri” të hulumtimit, ku bëhet e ditur se Nazmi Murturi ka arritur t’i përfitojë 1.5 milion euro nga uzurpimi i lokalit të ndërmarrjes shoqërore “Gërmia”, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, të cilin ia kishte lëshuar me qira një bankeje.

Kjo e fundit për tetë vjet me radhë i ka paguar Murturit qira për lokalin që nuk është pronë e tij, përderisa qiraja mujore viteve të fundit ka arritur në 16.200 euro.

AKP t’i padisë uzurpatorët

Agron Demi, nga Instituti GAP, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se përveç publikimit të listës së uzurpatorëve, AKP-ja dhe ekspertët e saj ligjorë duhet t’i padisin të gjithë uzurpatorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe njëherësh të kërkojnë edhe dëmshpërblim financiar nga ta.

“Nëse prej një prone shoqërore individë të papërgjegjshëm kanë përfituar miliona euro, AKP-ja dhe Prokuroria duhet të kërkojnë dëmshpërblim monetar apo konfiskim të pasurisë së këtyre personave. Nëse AKP-ja do ta kishte lëshuar me qira atë pronë, sot fondi i privatizimit do të ishte më i pasur për së paku 1.5 milion euro. Në këtë formë, duke marrë parasysh edhe uzurpatorë të tjerë, pasuria publike është dëmtuar me miliona euro”, ka thënë Demi.

Sipas tij, nëse nuk ndërmerren veprime të tilla, atëherë askujt prej uzurpatorëve nuk i bëhet vonë vetëm publikimi i emrit në uebfaqe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. “Për 1.5 milion euro përfitim ata mund ta bartin edhe këtë turpërim publik. Por nevojitet dënimi i tyre dhe kthimi i pasurisë publikut”, ka thënë më tej Demi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”